'Putini ka tre sozi', Kremlini hedh poshtë thashethemet
Kremlini ka hedhur poshtë thashethemet se presidenti Vladimir Putin ka sozi, të cilët përfaqësojnë liderin 70-vjeçar dhe se ai e kalon pjesën më të madhe të kohës duke u mbrojtur në një bunker bërthamor.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, renditi ato që ai tha se ishin trillime për Rusinë në një fjalim që preku historinë e vendit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, shkaqet e luftës në Ukrainë dhe mashtrimin e supozuar të shoqërisë perëndimore.
"Ju ndoshta keni dëgjuar se ai [Putini] ka shumë sozi që punojnë në vend të tij ndërsa ai është strehur në një bunker," tha Peskov në një konferencë në Moskë përpara se të qeshte: "Edhe një gënjeshtër".
“Ju e shihni vetë se si është presidenti ynë: ai gjithmonë ka qenë dhe tani është mega-aktiv ” tha ai.
“Energjia e tij wshtw pwr tu patur zili. Sigurisht, ai nuk strehohet në asnjë bunker. Kjo është gjithashtu një gënjeshtër”, shtoi Peskov.
Kremlini ka hedhur poshtë vazhdimisht spekulimet se Putini, udhëheqësi kryesor i Rusisë që nga viti 1999, është i sëmurë.
Gjatë një vizite shtetërore në Moskë muajin e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping i tha Putinit se ishte i bindur se votuesit do ta mbështesin përsëri liderin rus në zgjedhjet presidenciale të 2024.
Putin nuk ka thënë ende nëse do të kërkojë një mandat tjetër.
Kur erdhi për herë të parë në pushtet, Putin premtoi t'i jepte fund kaosit që përfshiu Rusinë post-sovjetike në vitet 1990, por pushtimi i Ukrainës është kriza më serioze ushtarake me të cilën është përballur çdo shef i Kremlinit që nga lufta sovjeto-afgane e 1979-89.
Konflikti në Ukrainë ka sjellë në konfrontimin më të rëndë me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, ndërsa Putini ka vendosur të largohet nga Perëndimi drejt Kinës.