Qytetari denoncon Rakip Sulin në Kamëz: I dërgojmë fëmijët në shkollë me çizme ose varka

Një tjetër denoncim vjen për kryetarin e Bashkisë Kamëz Rakip Sulin, për mungesën e investimeve në rrugët dhe lagjet e qytetit.

Në postimin e tij në Facebook, banori ka shpërndarë foto nga gjendja skandaloze e rrugës Montreal, duke theksuar se pamjet flasin vetë.

‘Të shikosh në disa rrugica pa dalje, janë të asfaltuara. Kurse rruga jonë flasin pamjet vetë. Kur ti dërgojmë fëmijët tek shkolla profesionale duhet të veshin çizme ose varka’, shkruan qytetari.

Postimi:

Mendoni kush e meriton votën më 14 maj, e djathta, apo e majta Rakip Suli. Tash 20 vite që banoj në rrugën Montreal. Mbi të gjitha është një rrugë që lidhet shkolla profesionale me rrugën Azem Hajdari është një rrugë që lidhet me shumë degëzime. Kurse të shikosh në disa rrugica pa dalje, janë të asfaltuara. Kurse rruga jonë flasin pamjet vetë. Kur ti dërgojmë fëmijët tek shkolla profesionale duhet të veshin çizme ose varka...