Erdogan anulon angazhimet elektorale pas sëmundjes në intervistën live

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan anuloi të gjitha angazhimet elektorale të mërkurën pasi u sëmur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv.

“Me këshillat e mjekëve do të pushoj në shtëpi”, ka shkruar ai në Twitter, duke bërë të ditur se nuk do të jetë në mitingjet e planifikuara në tre qytete të ndryshme të vendit. 

Ai më pas shtoi: “ Me dëshirën e Zotit, ne do të rifillojmë angazhimet tona nga e enjtja”