Sulmoi posterin e Këlliçit, zhduket faqja e Xhamive të Tiranës, Maho: ‘Hoxhë’ Erion Veliaj….
Posteri i Belind Këlliçit që simbolizonte luftën që do bëjë ai në krye të bashkisë së Tiranës pasi të fitojë zgjedhjet e 14 majit u kritikua nga një faqe në facebook që mbante emrin e Xhamive të Tiranës.
Por nga një kërkim i thjeshtë që mund te bësh në rrjetin social shikohet që sot kjo faqe nuk është e disponueshme. Pra nuk ekziston. Siç duket kaq e kishte misionin e saj të sulmonte kandidatin e opozitës sipas urdhrave të Veliajt dhe më pas të mbyllej.
Për këtë ka reaguar edhe gazetari Armand Maho i cili në një postim të shkurtër në rrjet, shkruan se “e mbaroi misionin dje dhe sot e mbylli faqen. Kjo me del mua nga kërkimi për faqen Xhamitë e Tiranës, e cila si e pavarur që ishte, i kerkonte KQZ të ndërhynte për posterat elektoral të Belindit!”
“PS: Nuk besoj se "hoxhe" Erion Veliaj të më ketë bllokuar vetëm mua. Megjithëse çfarë s'bën vaki”, shkruan Maho duke lënë të kuptohet se gjithçka në sulmin ndaj Këlliçit ka qenë e organizuar nga kandidati i rilindjes.