Arbër Murataj organizoi vrasjen e 20-vjeçarit? Aksel Hoxha e mohon
Disa ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkëzi, policia vijon kontrollet dhe kërkimet për të shpallurin në kërkim, Arbër Murataj.
Burime nga grupi hetimor thonë për Syri TV se një ditë më parë, policia ka verifikuar se sipas sistemit TIMS, Murataj nuk rezulton të jetë jashtë vendit, kështu që kërkimet janë përqendruar brenda territorit shqiptar, por grupi hetimor nuk përjashton as pistën e një largimi të mundshëm ilegalisht.
Teksa në pyetje janë marrë dhe të afërm të Muratajt, kjo nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar vendndodhjen e 18-vjeçarit Arber Murataj, i cili dyshohet se është organizator i vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkezi.
Teksa miku i tij Aksel Hoxha ka mohuar të jetë iniciuar apo nxitur nga Murataj.
Ndërkohë që është nën masën e arrestit me burg, në të njëjtën masë sigurie është dhe shoku i tij, bashkëpunëtori Ensi Maze.