Blinken dhe gruaja e tij shkëmbyen vazhdimisht emaile me Hunter Biden, për historinë e laptopit
Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua me Hunter Biden në Departamentin e Shtetit në korrik 2015 kur ai shërbente si zv/sekretar i shtetit në administratën Obama-Biden. Atë kohë, Hunter Biden ishte në bordin e firmës ukrainase të energjisë Burisma, sipas emaileve të rishikuara dhe verifikuar nga Fox News.
Lidhjet midis Blinken dhe Hunter Biden mund të përballen me një kontroll të shtuar pasi ish-numri dy i CIA-s, Michael Morell dëshmoi në Komitetin e Gjyqësorit dhe Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar duke deklaruar se Blinken, si këshilltar i lartë i fushatës së Biden në 2020, "ka luajtur një rol" më deklaratën publike të nënshkruar nga zyrtarë të inteligjencës të cilët pretendonin se laptopi i braktisur i Hunter ishte pjesë e një fushatë dezinformimi ruse vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Emailet nga laptopi famëkeq i braktisur që Blinken kërkoi të diskreditonte, tregojnë se Hunter ka lidhje me Blinken dhe gruan e tij, Evan Ryan, që datojnë më shumë se një dekadë, pasi kishte planifikuar takime me të ndërsa ai ishte në bordin e Burisma dhe Blinken ishte zëvendës Sekretar i Shtetit.
Në një email më 22 maj 2015, Hunter u përpoq të planifikonte një takim me Blinken, në mënyrë që të merrte "këshillat" e zv/sekretarit të shtetit për disa gjëra.
"A keni disa minuta javën tjetër për të pirë një filxhan kafe?", e pyeti Hunter. "E di që jeni jashtëzakonisht i zënë, por do të doja të merrja këshillat tuaja për disa gjëra".
"Absolutisht", u përgjigj Blinken. "Unë jam gati të zbres në Tokyo në rrugën e kthimit në Uashington nga Burma. Do të jem në detyrë nga e marta e tutje. Po marr Lindën e zyrës time për të gjetur kohën më të mirë. Mezi pres të të shoh. Toni!".
Hunter më pas i përcolli përgjigjen e Blinken partnerit të tij të biznesit dhe anëtarit të bordit të Burisma, Devon Archer.
"Mesazhi u mor", ishte përgjigjja nga posta e Archer.
Më pas pasuan disa emaile ku diskutonin për logjistikën. Një email nga asistentja e atëhershme e Blinken, Linda Landers, më 27 maj 2015, caktoi orarin e Blinken për atë ditë.
"Po përpiqem t'ju planifikoj pas takimit të pasdites që Tony ka në Shtëpinë e Bardhë, a jeni në dispozicion rreth orës 3:45 ose 16:00?", ka shkruar Landers. "A mund të vini në departament për kafe dhe të shihni kërkimet e tij të reja?".
"Duhet të më njoftoni dhe do të jem kudo që është më e lehtë për të", u përgjigj Hunter.
Hunter gjithashtu përcolli një përgjigje nga ndihmësi i Blinken për Archer, duke thënë "FYI' (në shqip: Për informacionin tuaj).
Takimi në Departamentin e Shtetit fillimisht ishte caktuar për në orën 15:30 dhe më pas u zhvendos në 4 pasdite më 27 maj 2015. Por në kohën e emaileve, vëllai i madh i Hunter, Beau Biden, ishte pranuar në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare ëalter Reed në Maryland për shkak të rikthimit të kancerit në tru. Beau vdiq më 30 maj 2015 dhe takimi midis Hunter dhe Blinken thuhet se nuk u zhvillua në atë kohë.
Sidoqoftë, takimi u caktua më vonë për 22 korrik 2015, sipas një plani të dërguar me email nga ndihmësi i Hunter Biden.
"12:00-1:30 pasdite- Dreka me Tony Blinken (Departamenti i Shtetit)," thuhej në grafikun e skeduluar nga Hunter. "Hyni në hyrjen kryesore ("Hyrja Diplomatike"), 22nd & C St, NW. Vazhdoni në zonën e recepsionit ku Kenny Matthews do të presë për t'ju shoqëruar në zyrën e Tony."
Më vonë atë ditë, Blinken i shkroi Hunter-it në një email duke i thënë se ishte "i lumtur që ishin parë" dhe "ta kapte hapin".
"Do ta duash këtë," i shkroi Blinken Hunterit më 22 korrik 2015, "pasi u largove, Marjorie, gruaja e mrekullueshme afrikano-amerikane që ulet në zyrën time të jashtme (dhe dikur ishte asistentja e Colin Powell) më tha: "Ai sigurisht që është i këndshëm. Thuaja gruas".
Është e paqartë se çfarë u diskutua gjatë takimit. Fox News Digital iu drejtua Shtëpisë së Bardhë, avokatit të Hunter dhe Departamentit të Shtetit të dielën, por nuk mori përgjigje.
Duket se Hunter fillimisht u përpoq të lidhej me Blinken më 16 qershor 2010, kur ai i kërkoi gruas së Blinken, sekretares aktual të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Evan Ryan, adresën e tij të emailit joqeveritar.
"A mund të marr emailin joqeveritar të Tonit?" Pyeti Hunter. "Dua t'i dërgoj diçka. Faleminderit."
Ryan, i cila në atë kohë punonte në Shtëpinë e Bardhë dhe më vonë shkoi të punonte në Departamentin e Shtetit, sipas LinkedIn-it të saj, më pas i dha Hunter adresën personale të emailit të Blinken. Ajo ka punuar më parë për Biden si zëvendës-menaxhere e fushatës së tij gjatë garës së tij të pasuksesshme presidenciale midis 2007 dhe 2008.
Në mars 2010, partneri i biznesit i Hunter Biden, Eric Schwerin, i dërgoi email Hunter-it për disa ngjarje në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se ai "Bisedoi me Evan", duke iu referuar Evan Ryan, rreth tyre dhe sa bileta do t'i jepte Zyra e Zëvendës Presidentit për mysafirët.
Disa muaj më vonë, Hunter dhe Ryan shkëmbyen email në lidhje me listën e të ftuarve të darkës së Shtetit të Meksikës dhe ajo i dërgoi atij tabelën e ndenjëseve për tryezën e tij.
Në gusht 2010, Ryan i dërgoi email Hunter-it duke e pyetur nëse ai ishte ende në New York City, duke e shtyrë Hunter të thoshte se ishte në "zyrën në TriBeCa" duke iu referuar lagjes në qytetin e Nju Jorkut dhe se po merrte trenin Acela në shtëpi atë mbrëmje.
"Toni është nisur, ne jemi duke qëndruar dhe duke darkuar me prindërit e tij. Më vjen shumë keq që ngatërrova vm-në tuaj, kur Danielle më tha se kishte gjetur një numër telefoni për ju, mendova se kjo ishte arsyeja pse po telefononit", tha Ryan. "Ne jemi kthyer javën tjetër, a jeni për darkë?" Është e paqartë nëse ata u takuan për darkë kur u kthyen në Uashington, DC.