Salianji: Kavaja e ka marrë vendimin, në 14 Maj do të bëjë ndryshimin!

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamjet e një takimi me qytetarët e Kavajës. 

Në lagjen "Sharrë" takimi, siç duket nga fotot, ka qenë entuziast dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme. 

Salianji shkruan se Kavaja e ka marrë vendimin dhe në 14 maj do të bëjë ndryshimin duke votuar kandidatin e opozitës, Fisnik Qosja.  

Postimi
Kavaja ka marrë vendimin, në 14 Maj të gjithë të bashkuar për ndryshim!
Sot në lagjen Sharrë mbështetje masive për Fisnik Qosja [✌🏻]