Kush janë 10 futbollistët që i kanë shënuar Realit 4 gola në një ndeshje

Real Madridi u mposht 4-2 në transfertë përballë Gironës, përballje ku shkëlqeu Tati Kasteljanos me “poker” golash.

Sulmuesi argjentinas shijoi një mbrëmje të paharrueshme, duke ndëshkuar plot katër herë kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës.

24-vjeçari u kthye në lojtarin e parë të shekullit 21 që i shënon katër gola Realit gjatë një ndeshjeje të La Ligës.

Vlen të theksohet fakti se Kasteljanos u bë gjithashtu futbollisti i dhjetë në gjithë historinë që i shënon poker golash Realit në të gjitha kompeticionet zyrtare.

Më poshtë shikoni listën e plotë të futbollistëve që i kanë shënuar 4 gola madrilenëve në një ndeshje të vetme: