Kërcënimi i Ramës, Berisha: Sikur i ka fondet e të atit xhelat. Kemi të bëjmë me një diktaturë!

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj Edi Ramës në lidhje me kërcënimin që ai i bëri qytetarëve nëse votojnë kandidatët e djathtë se nuk do të marrin asnjë fond nëse zgjidhen në krye të bashkive.

“Nëse ti përdor fondet e qeverisë ajo është një garë më e pabarabartë. Po nuk votuat nuk ka fonde. Sikur i ka fondet e të atit xhelat, jo taksat e qytetarëve”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se fitorja e opozitës në këto zgjedhje është e sigurt për shkak se kryeministri Edi Rama ka përpara një revolucion.

“Ata kanë detyra dhe merren vetëm me qytetarët. Ata do flasin për qytetarët. Për programet e tyre. Kjo është një zgjidhje shumë e drejtë. Ata janë përqendruar muaj të tërë në dëgjesa për problemet e qytetarëve. Tani ata kanë bërë llogaritje. Nuk merren me Edi Ramën dhe as me kundërshtarët e tyre në luftë gjelash, Kjo është fushata që bëhet. Unë jam i deyruar të merrem me problematikat e mëdha të vendit për të gjitha bashkitë dhe komunat si shpopullimi, dëshpërimi masiv dhe varfëria. Është e tmerrshme, Vetëm 20% e atyre që janë në nevojë për ndihmë ekonomike, marrin ndihmë ekonomike. U kërkohet të jenë korrekt me shtetin sikur duhet të jenë ata që kanë. Fitorja është e sigurt. Ky është një revolucion. Kemi të bëjmë me një diktaturë krimi, droge dhe vjedhje”, u shpreh Berisha.