FOTO/ Ancelotti zgjedh titullarët për sfidën me Gironën, formacionet zyrtare

Real Madridi do të përballet sonte me Gironën, në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 19:30 në stadiumin “Montilivi”.

Real Madridi shkon në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi, teksa ndodhet në vendin e dytë në tabelën e renditjes me 65 pikë.

“Los Blancos” kanë 11 pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe pesë pikë më shumë se Atletico Madridi, që renditet i treti.

Girona deri tani ka mbledhur 38 pikë dhe pozicionohet e 11-ta.