Tronditëse/ Futbollisti i kombëtares afrikane rrëmbehet nga ekstremistë të armatosur

Mohamed Zaabia, futbollisti i Kombëtares së Libisë, është rrëmbyer në vendlindjen e tij.

Sipas raportimeve të mediave lokale, një grup ekstremistësh të armatosur rrëmbyen Zaabian.

34-vjeçari është pjesë e skuadrës Al-IttihadTripoli që militon në ligën e parë të Libisë.

Ai është anëtar i kombëtares së Libisë që nga viti 2008 dhe ka shënuar gjashtë gola në 28 paraqitje.

Zaabia ka luajtur edhe në Evropë te Partizani i Beogradit gjatë edicionit 2012-2013.