Kane kërkon trofe, Manchester United ofron miliona për kapitenin e Tottenham

 

Pas një tjetër sezoni zhgënjyes me fanellën e Tottenham, duket se karriera e Harry Kane do të marrë një drejtim të ri.

Kapiteni I kombëtares angleze ka mundësinë që të provojë një eksperiencë të re në Premier League, me një skuadër që mund ti japë kënaqësinë e fitimit të ndonjë trofeu.

Sipas mediave angleze Manchester United është i gatshëm të ofrojë 92 milionë euro për sulmuesin, që të jetë në dispozicion të trajnerit Ten Hag sezonin e ardhshëm. Kjo shifër duket e parefuzueshme nga Tottenham, sepse lojtarit I skadon kontrata në qershor të vitit 2024.