Vivien dhe Getinjo i japin fund romancës së tyre? Ja detaji që nxiti dyshimet

Viven Thano dhe Getinjo duket se janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

E teksa disa javë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se dyshja i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se ish-banorja e “BigBrotherVIP Kosova” ishte në pritje të ëmbël.

Por këto lajme u hodhën poshtë nga vetë çifti në 30-vjetorin e lindjes së Vivien, ku reperi bëri urimin e veçantë në rrjetet sociale, ndërsa për lajmin e shtatzënisë, ajo i mohoi totalisht duke u shprehur: “Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”.

Mirëpo, ndjekësit kanë vënë re se dyshja nuk ndiqen më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke shtuar kështu dyshimet se çifti mund t’i kenë dhënë me të vërtetë fund marrëdhënies së tyre.

Vivien dhe Getinjo kanë fshirë gjithashtu dhe fotot që kanë pasur bashkë në profilet e tyre. Sakaq një tjetër detaj që shton më shumë dyshimet është se dhe kunati i saj, Mozzik nuk e ndjek më ish-banoren.