Rruga Gjelbërimi 'rrëzon' propagandën e Sakos, banorët: Ndërprenë punimet dhe kanalin se mbyllën

Durrësi i ri prej 20 vitesh është ndër zonat më të diskriminuara sa I përket investimeve në infrastrukturë, teksa edhe në ato segmente që kanë nisur punimet ato kanë mbetur në stanjacion. Pavarësisht kësaj panorama dhe faktit se socialistët drejtojnë këtë bashki prej 22 vitesh kandidatja e mazhorancës për qytetin bregdetar Emirjana Sako, u shpreh se bashkia do ta këtë në vëmendje këtë zonë sa I përket investimeve.

SYRI TV

Punimet për rehabilitimin e rrugës “Azem Hajdari” që për shkak të kanalit të hapur ishte kthyer në një masakër mjedisore kanë mbetur në stanjacion.

Banorët e zonës shprehen se kanë pritur këtë investim prej 20 vitesh, por dhe tani që nisi puna për rehabilitimin e këtij segmenti askush nuk u jep shpjegim për ndërprerjen e punimeve.

Pamjet që sjell Syri Televizion nuk kanë nevojë për koment, e ndonëse kjo forcë politike drejton prej 22 vitesh Bashkinë e Durrësit, premtimi për rehabilitimin e këtij segmenti kyç në Durrësin e ri mbetet në letër.

Ndërkohë pavarësisht kësaj panorame kandidatja socialiste për Bashkinë e Durrësit, vijon të premtojë investime në infrastrukture në zonën e Durrësit e ri, por në vend të asfaltit në këtë zonë po mbillen vetëm pemë.

Investimet e kryera përgjatë dekadës së fundit nga Bashkia në këtë zonë kanë pasur mjaft kritika nga banorët për cilësinë e dobët të punimeve  në rrugët kryesore dhe ato dytësore.