Rama i jep tender 240 milionë lekë, kandidatit të Alibeajt në Mallakastër
Edhe pse përpara janë zgjedhjet lokale, kjo nuk e ka ndaluar qeverinë që t’i japë një tender të majmë “rivalit” Agron Kapllanajt, kandidati i PD-së së Enkeleid Alibeajt për bashkinë e Mallakastrës.
Bëhet fjalë për tenderin e marrë nga Shkëlqimi07, kompani e vëllait të Agron Kapllanajt. Fituesi i tenderit është shpallur këtë të hënë, 24 prill 2023.
Objekti i kontratës është rikonstruksioni i disa akseve kryesore të Njësisë Novoselë (Rruga Beqajve, Anastasi, Moçka, Furrat, Xamajt, Hysajt, Shën Gjergji, Rruga e Lumit, Partizani dhe rruga e Hekurudhës). Vlera totale e kontratës është 24 milionë lekë të reja.
Por kjo nuk është hera e parë që Agron Kapllanaj merr tendera nga qeveria. Ai është përfitues i dhjetëra tenderave si nga pushteti lokal në Tiranë, por edhe ai qendror, me vlerë miliona euro.
Nga ana tjetër kujtojmë se Agron Kapllanaj ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje në vitin 1995. Kur i ka hyrë politikës dhe u detyrua të plotësonte formularin e dekriminalizimit, dënimi i tij doli në pah dhe ai vetë u detyrua të justifikohej me fjalët: "Teksa ishte duke u diskutuar çështja e dekriminalizimit, bëra kërkimet përkatëse dhe më rezultoi se në vitin 2003, pra plot 8 vjet nga ai incident dhe 3 vjet pasi unë kisha lënë përfundimisht Italinë, ndaj meje ishte dhënë një vendim dënimi me dy vjet burgim të pezulluar (që nuk vuhet nëse nuk bën shkelje) dhe me 200 euro gjobë."
Në vijim, dokumenti i Agjencisë së Prokurorit Publik që dëshmon tenderin e marrë prej tij.