ME FOTO/ Këlliçi ka një mesazh për këdo që abuzon me taksat e Tiranës

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, nuk iu është përgjigjur sot me fjalë, mashtrimeve që përhap në adresë të tij dhe për figurën e tij, kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, por ka gjetur një mënyrë tjetër, me një foto që e ka mesazhin të nënkuptuar qartë.

“Kam një mesazh për këdo që abuzon me taksat e qytetarëve të Tiranës!” shkroi Këlliçi mbi imazh. "Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë".

Nga ana tjetër, Këlliçi është shfaqur me një simbol zemre krijuar po me duar, drejtuar qytetarëve të kryeqytetit, ku shpjegon: "Duart e Belos do ta trajtojnë Tiranën me dashuri”.