VIDEO/ Vasili: Kur Rama është në opozitë ikja e shqiptarëve faj i qeverisë, ndërsa kur është në qeveri është faji i shqiptareve

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar një video në faqen e tij në facebook ku nxjerr në pah mashtrimet e Edi Ramës dhe qëndrimet kontradiktore të tij në lidhje me ikjet masive të shqiptarëve nga vendi. Tjetër mendim kishte me 2012 e tjetër mendim kishte kur mori qeverisjen e vendit.

Postimi i plotë:

Ja çfarë thoshte në 2013 ky batakçiu, që i thotë vetes kryeministër!

Kur është ky në opozitë largimi i shqiptarëve është faj i qeverisë, ndërsa kur është ky në qeveri është faji i vetë shqiptarëve.

Sipas fjalëve të tij i bie që në 2013 ky Rama ishte i poshtër. Dhe vertet i tille është!

Për shkak të ketij mashtruesi dhe hajduti mbi 700 mijë shqiptarë janë larguar duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Largimi i këtij mashtruesi është detyrë dhe shpëtim për çdo shqiptar!