SYRI TV/ Sinamati, takim me banorët e lagjes 3 në Kukës: Vij me plan konkret para qytetarëve!
Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, zhvilloi takime me banoret e lagjes nr.3 të këtij qyteti ku shpalosi programin elektoral për drejtimin e pushtetit lokal. Teksa solli në vëmendje, shpopullimin masiv, mungesën e investimeve dhe korrupsionin, Sinamati u zotua se pas 14 majit situata do të ndryshojë rrënjësisht dhe prioritet kryesor do të jenë investimet e huaja.
Nga SYRI TV
Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati zhvilloi një takim me banorët e lagjes nr. 3 të këtij qyteti, ku dëgjoi shqetësimet e tyre të përditshme që lidhen me shpopullimin masiv, mungesën e investimeve, instalimin e korrupsionit qeveritar gjatë viteve të fundit vend.
Kandidati i opozitës theksoi se në drejtimin e tij, bashkia e Kukësit do të ketë prioritet kryesor thithjen e fondeve dhe donacioneve të huaja.
Sinamati theksoi se do t’i paraqesë kuksianëve, plane dhe projekte konkrete për zhvillimin dhe mirëqenien.