Tek a çift: KQZ ndan me short numëruesit midis Partisë së Lirisë dhe PDIU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për të ndarë numëruesin e katërt ndërmjet Partisë së Lirisë dhe PDIU-së për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas rezultatit të shortit,  Partia e Lirisë do të ketë numërues në tavolinat me numër tek, kurse PDIU do të ketë numërues tek tavolinat me numër çift.

Konkretisht, në tavolinat e numërimit me numër Tek në të gjithë vendin, numëruesit do të jenë: Dy përfaqësues të Partisë Socialiste, një i Partisë Demokratike dhe një i Partisë së Lirisë.

Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër Çift në të gjithë vendin,  numëruesit do të jenë: Dy përfaqësues të Partisë Socialiste, një i Partisë Demokratike dhe një i PDIU-së.