'Luizi të çoi në finale'/ Efi debaton me Qetsorin

Deklarata që Luizi bëri në lidhje me Efin bëri konfuz të gjithë banorët,  si dhe krijoi një debat me tone të larta midis kësaj të fundit dhe Qetsorit.

Qetsori u shpreh se debatet që Luizi krijoi me të, e faktorizuan më shumë duke e nxjerr emocionale para publikut e si pasojë publikut i erdhi keq për të dhe e votuan për finaliste.

Shumë e indinjuar Efi tha se Qetsori tregohet një njeri pa ndjenja e nuk sheh aspak anën njerëzore, por vetëm lojën.

Ajo i  kërkoi atij të shihte të drejtën e të kuptonte ndjesitë e saj kundrejt krisjes së miqësisë me Luizin.

Sipas Qetsorit ka qënë Luizi ai që e çoi Efin në finale.