Arrestohet Arlinda Rama, pjesë e grupit kriminal që shpërndanin drogë në shkollat e Tiranës

Seksioni i narkotivë vijon operacionin e koduar “Harta”. Shkon në 21 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Në pranga ka përfunduar shtetasja Arlinda Rama.

Kujtojme se më 21 mars, policia goditi mjë grup kriminal që shpërdanin drogë në shkolla e bare të Tiranës duke vënë në pranga 20 persona.

Anëtarët e këtij grupit kriminal, që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, kishin kodet e tyre të komunikimit për të mos rënë në sy, jo vetëm në komunikimet verbale  por edhe në celular.

Kujtojmë se gjatë operacionit, u realizuan kontrolle intesive në lokale dhe shkollat e kryeqytetit për zbërthimin e këtij rrjeti të madh trafikimi.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Disa nga kodet që ata përdornin ishin vëllai i madh, vëllai i vogël dhe pluhur zane referuar kokainës apo seqe referuar kanabisit që korrespondojnë me lëndën narkotike që ata shpërndanin.

Njoftimi i Policisë:

Rinas

Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Harta”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijm të kontrolleve për kapjen e shtetasve ne kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i RSh-së, kanë ndaluar shtetasen A. R., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasja A. R. ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Mterialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.