Juventusi rrezikon Europën, UEFA përgatit përjashtimin e bardhezinjve

 

Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, Juventusi rrezikon seriozisht përjashtimin nga Kupat e Europës sezonin e ardhshëm për sjellje antisportive.

Nëse hetimet për skandalin e plusvalencave (bilancet e falsifikuara) do të zgjasë shumë dhe drejtësia sportive italiane nuk do të japë një vendim deri në qershorit, atëherë UEFA do të marrë një vendim autonom në lidhje me këtë çështje.

Bardhezinjtë rrezikojnë seriozisht që të përjashtohen për një vit nga Kupat e Europës,  madje edhe triumfi në këtë edicion të Europa League nuk do të ndryshojë asgjë.