Kandidatura e Këlliçit për Tiranën/ Meta: Plani i tij ndihmon 45 mijë biznese, sjell klimë inkurajuese

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kandidaturën e Bleind Këlliçit si kandidat për kryetar të bashkisë në Tiranë.

Në postimin e tij në Facebook, Meta shprehet se plan i tij krijon një klimë miqësore dhe  inkurajuese për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Tiranës.

Plani i Belind Këlliçit, jo vetëm ndihmon 45 mijë biznese në Tiranë, por krijon një klimë miqësore, bashkëpunuese dhe inkurajuese për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Bashkinë e Tiranës’, shkruan Meta.