Vrasja e 20-vjeçarit/ Ky është djali i Muratajt, i shpallur në kërkim

Shpallet në kërkim nga policia Arber Murataj, djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë.

I riu Murataj është shpallur në kërkim nga policia për t’u pyetur për vrasjen me thikë të Stiven Toshkezi. Sipas policisë, Arbër Murataj është personi që ka pasur konfliktin me viktimën.

Policia bën me dije se ka kryer kontrollit fizik në banesën e 18-vjeçarit, por nuk e ka gjetur atje. Gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe është arrestuar kushëriri i Arbër Murataj, i cili ndodhej në banesë.

20-vjeçari Stiven Toshkezi u vra më 18 prill në afërsi të banesës, ku autorët i bënë pritë. Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Për ngjarjen janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Aksel Hoxhaj. Ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 20-vjeçarin Stiven Toshkezi duke i sjellë edhe vdekjen, ndërsa 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 20-vjeçarit Stiven Toshkezi të mos dilte nga makina që të ndalonte personin që po qëllonte me hanxhar Stiven Toshkezin.

Burime nga grupi hetimor se 19-vjeçari Stiven Toshkezi konfliktin e ka pasur pikërisht me Arbër Muratajn dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar.

Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkezit ishte një vajzë, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur.