Banorët e Bërxullës dalin sërish në protestë: Kërkojmë vlerësim prone me çmim tregu, nuk tërhiqemi
Banorët e Bërxullës kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë.
Ata i drejtohen qeverisë dukë kërkuar vlerësimin e pronës me çmimin e tregut dhe t’i jepet zgjidhje këtij problemi që përballen prej 8 muajsh tashmë.
“Kërkojmë të nxjerrin vlerat e banesave dhe pronave sipas vlerës së tregut. Si merret kjo pronë? Ne do vazhdojmë me protesta para zyrave të Hipotekës, deri sa të na jepet zgjidhje, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona të ligjshme”, shprehet një prej banorëve.
“Kush vjen për te banesa ime, i gjallë nuk futet. Mos ta ketë të lehtë kryeministri dhe Balluku që do bëjnë rrugë në fshatin tonë”, thotë një banore tjetër.
“Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota. Na thonë na votoni prapë neve që të pimë gjakun e fëmijëve tuaj”, tha një banor.
“Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse të jetojmë si fëmijët e këtyre, fëmijët tanë të jetojnë si fëmijët e këtyre. Na takon edhe neve të gëzojmë. Sa nuk është vonë të verifikojnë këto punime, është fundi i çdo gjëje. Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota, s’ka shpjegim. Na thonë na votoni prapë neve që të pimë gjakun e fëmijëve tuaj. Kryeministri të shohë si po rrëmbehen pronat tona dhe të gjithë fshatit Bërxullë”, tha ai.