Mediu: Socialistët mendojnë se shqiptarët janë në shitje...mbështetje për Elvis Hajderlli
Në takimin e Partisë Republikane në Devoll fjalën i pari e mori deputeti i Partisë Demokratike Devoll Bledjon Nallbati i cili theksoj se Devolli është lënë jashtë vëmendjes së pushtetit qëndror dhe lokal, të gjithë ndërmarrjet efektive të bashkisë Devollit i janë kaluar Korçës.
Më tej kandidati i opozitës Elvis Hajderlli një intelektual i zonës pasi vlerësoj marrëdhëniet e tij me të gjithë banorët e Devollit pa dallim politik. Theksoi se bashkia është e qytetarëve dhe nuk do të jetë strehë e korrupsionit dhe e pazarit të partive, por e mbështetjes dhe zgjidhjes së problemeve të njerëzve punëtorë e të ndershëm të Devollit.
Ndërsa kryetari i PR Fatmir Mediu pasi vlerësoj njerëzit dhe miqtë punëtorë e të ndershëm të Devollit theksoj se:
Pushteti po përdor çdo mënyrë për tu imponuar dhe kontrolluar zgjedhjet.
Ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë:
-Duke kërcënuar për largim nga puna
-Duke kërcënuar për shkatërrim biznesi
-Duke kërcënuar për grabitje prone
Duke të ofruar për të blerë votën dhe nderin, të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Socialistët mendojnë se shqiptarët janë në shitje, është në shitje, jeta, liria dhe dinjiteti ynë.
Shumë nga frika si asnjëherë tjetër druhen të dalin hapur, disa të tjerë nga frika e varfërisë dhe pushtetit, apo zelli i korrupsionit bëjnë presion dhe shesin gjithçka.
Pluralizmi politik është zëvendësuar me pazarin politik.
Diferenca e ideve është zëvendësuar me sharjen dhe fyerjen.
Qeveria shkon përpara në interesat e saj, por duke lënë mbrapa shqiptarët pa shpresë, që zvarriten në pamundësinë për të ndërtuar lumturinë e tyre, mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre, ata dhunohen çdo ditë, skandali zëvendëson skandalin, e keqja është bërë dominante, hajdutëria shihet si vlerë, sharlatanizmi si kualitet, e mira dhe njerëzorja shihet si dobësi.
Shkelmoni të keqen që ju pengon, respektoni të mirën që ju vlen. Tregoni që jeni, dini dhe bëni ndryshimin. Shihni tek njerëzit e politikës, njerëzit e gabueshëm, shihni brenda jush dëshirën e pagabueshme të dashurisë dhe lumturisë.
Të ngremë lart rolin tonë si individ, të mbrojmë familjen si themeli i shoqërisë sonë, të vendosim drejtësinë mbi pronën.