Ka një datë për dasmën e Kleas dhe Elgitit dhe po, është më afër sesa e mendoni

Ka dasmë në horizont dhe më shpejt sesa e mendoni. Martohen Klea dhe Elgiti. Çifti ka vendosur të bëjë dasmën në ditëlindjen e tretë të djalit të tyre, Kridit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Ervin Kurti në Instagram, ndërsa ka formën e një faqeje gazete dhe bashkangjitur një foto të tyren, ku shfaqet edhe data e ceremonisë dhe vendi, në jugun e Shqipërisë.

“Në ditëlindjen e tretë të Krid, mami Klea dhe babi Elgit vendosën t’i bëjnë dhuratë dasmën që nuk u bë kur duhej,”-shkruhet në njoftim.

Dyshja u martuan disa vite më parë, duke shtyrë dasmën që mesa duket do të jetë këtë 4 qershor. Kujtojmë se një vit më parë në dy-vjetorin e djalit të tyre, Elgiti i propozoi Kleas.