VIDEO/ Digjet makina, shpëton për mrekulli familja në Pogradec

Një mjet ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmëlisht.

Brenda makinës ishte duke udhëtuar një familje, burri, i cili ishte shoferi, bashkëshortja dhe një fëmijë.

Ata kanë mundur që të dalin në kohë nga makina, e cila u dogj totalisht.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Policia e Pogradecit/ Informacion paraprak

Më datë 24.04.2023, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip ‘Citroen’, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.