Rama qeras me tender 240 mln lekë kandidatin e Alibeajt

Bashkëpunimi i Alibashëve me pushtetin dhe Ramën nuk është më një lajm i ri pasi kjo është bërë një normë dhe praktikë tashmë.

Tenderi i radhës është marrë nga Shkëlqimi07, kompani e vëllait të Agron Kapllanajt, kandidati i Alibashës për bashkinë Mallakastër.

Fituesi i tenderit është shpallur këtë të hënë, 24 prill 2023. 

Objekti i kontratës është rikonstruksioni i disa akseve kryesore të Njësisë Novoselë (Rruga Beqajve, Anastasi, Moçka, Furrat, Xamajt, Hysajt, Shën Gjergji, Rruga e Lumit, Partizani dhe rruga e Hekurudhës). 

Vlera totale e kontratës është 24 milionë lekë të reja. 

Agron Kapllanaj është përfitues i dhjetëra tenderave si nga pushteti lokal në Tiranë, por edhe ai qendror, me vlerë miliona euro.

Bashkëpunimi i Agron Kapllanajt me pushtetin vijon prej kohësh.