Një person i armatosur sulmon universitetin e Oklahomas

Një alarm ra në Universitetin e Oklahomas pasi një person i armatosur hyri në ndërtesë. Pak më vonë, siç u bë e ditur nga organet kompetente, i dyshuari është arrestuar.

Incidenti, sipas mediave ndërkombëtare, ndodhi në Kolegjin Rose State, i cili ka mbi 13,000 studentë.

Komuniteti universitar u izolua ndërsa zona u rrethua menjëherë nga policia.

Autoritetet dhanë rekomandime të veçanta për ata që ndodheshin brenda godinës.