Kepi: Ekspertët tregojnë se transporti falas mund të përballohet nga bashkia
Kandidatja për këshillin bashkiak të Tiranës me koalicionin “Bashkë Fitojmë” Alba Kepi e ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon është shprehur se është bërë një llogari e caktuar nga ekspertët e programit të Belind Këlliçit, ku tregon se transporti publik falas në kryeqytet është i mundur.
“Kemi bërë një dokumentarë meqëne se këtu ka njerëz që ishin skpektik se a mund të realizohet transporti publik falas. Nuk është për kategori të caktuara, është për të gjithë popullësinë. Për transporti publik kanë bërë një llogari të caktuar ekspertët e programit të Belindit se mund të përballohet nga bashkia dhe ideja është që qytetarët mos të paguajnë dy herë. Pra, ato bileta do të dalin nga taksat që qytetarët paguajnë çdo ditë dhe mos të paguajnë dy herë për të udhëtuar brenda kryeqytetit. Këtë gjë e vërtetova në shtetin maltez i cili është një vend anëtar i Bashkimit Europian, i cili prej tetorit të vitit 2022 ka aplikuar transportin publik falas në Maltë. “