Sulm terrorist në Jerusalem, makina futet në mes të turmës dhe plagos pesë persona

Të paktën pesë persona janë plagosur në gjendje të rëndë në Jerusalem.

Mediat e huaja shkruajnë se ata janë përplasur nga një makinë në tregun e fruta-perimeve në Mahane Yehuda. Autoritetet vendase e kanë quajtur aksidentin si sulm terrorist.

“Ishte një përpjekje për të vrarë qytetarët e Izraelit”, tha kryeministri i vendit, Benyamin Netayahu. Mësohet se autori është kapur nga autoritetet.