Habiten policët në Tiranë, vetëdorëzohet një i shumë kërkuar

Policët e Tiranës janë habitur sot, kur në derën e komisariatit numër 2 është paraqitur për tu vetëdorëzuar një person i shumë kërkuar në Itali.

Sipas të dhënave, shtetasi R. (L). P., 36 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Për këtë arsye ai është paraqitur në polici, teksa kanë nisur procedurat me Interpol Romën për ekstradimin e tij.