Shpërthen Rubin Hebaj, sulmuesi shkodran shënon tre gola në fitoren e ekipit të tij
Rubin Hebaj u transferua në Uzbekistan gjatë muajit shkurt. Sulmuesi shkodran firmosi deri në dhjetorin e vitit 2024 me FK Andijon.
Skuadra e 24-vjeçarit fitoi sot 5-0 ndaj Metallurg Bekabad, përballje ku ai shkëlqeu duke realizuar tregolësh.
Hebaj zhbllokoi takimin në minutën e dytë, ndërkohë që gjeti golin e dytë personal në minutën e nëntë pas një goditjeje me kokë.
Sulmuesi nuk u ndal dhe tetë minuta përpara fundit kompletoi tregolëshin e tij.
Andijon renditet në vendin e nëntë me po kaq pikë pas javës së shtatë në kampionatin e Uzbekistanit.