Selimi: Vuçiç kërcënoi perëndimin pas zgjedhjeve në veri dhe liberalizimit të vizave për Kosovën
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte ish ministri i Jashtëm, Petrit Selimi.
Selimi është shprehur se liberalizimi i vizave për Kosovën ishte një vendim shumë i rëndësishëm për kushtet ku ndodhet vendi pas marrëveshjes së Ohrit me Serbinë.
"Liberalizimi i vizave është një lajm shumë i mirë dhe ka bërë një hap të madh drejtë anëtarësimit në këshillin e Europës. Ministria e Jashtme e Kosovës aplikoi vjet dhe pas një viti u pa ase presioni i madh nga aleatët e Kosovës me një shumoicë e 2/3 bëri që të anëtarësohej.
Kjo është faza e parë pasi ishte pranimi i aplikimit ku në thelb kishte përkrahjen politike dhe tani kjo kërkesë do të shkojë Asamblesë Parlamentare ku janë disa qindra anëtar nga mbarë europa dhe situata është pak më e mjegulluar pasi ka disa anëtar që janë pjesë e shteteve njohëse në bindjen e tyre personale nuk duan pavarësinë e Kosovës.
Ky vendim ishte i lidhur ngushtësisht me procesin e dialogut, media e botuan para disa muajsh letra e ambasadës amerikane në Francë ku kërkohej që Kosova të pranonte planin franko-gjerman, asociacionin dhe vetëm atëherë do të korrte fitore dhe rruga drejtë bashkimit europian do të ishte më e lehtë.
Sot presidenti i Serbisë mbajti një konferencë për shtyp ku kërcënoi BE dhe perëndimin ku u shpreh se nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare duke shkelur marrëveshjen e Ohrit ku specifikohej qartë kjo pikë.
Në dijeninë time ka pasur një ballafaqim mes pesëshes të shteteve më të fuqishme të europës dhe amerikës ku kanë bindur kryesuesen e KE-së, Islandën ta pranojë dhe ta procedojë kërkesën e Kosovës."