Videoja skandaloze që bëri xhiron e rrjetit, reagon Megi Pojani: Kështu e ndërtoj marrëdhënien me stërgjyshen time
Pas videos skandaloze që bëri xhiron e rrjetit, ku pati reagime të shumta me ofendime dhe akuza nga njerëz publik dhe jo vetëm kundrejt moderatores Megi Pojani, kjo e fundit ka kërkuar falje për gjestin e saj të pahijshëm.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, moderatorja justifikohet se kjo është mënyra e saj sesi e ndërton komunikimin me stërgjyshen e saj. Pojani shkruan se ndihet keq nga veprimi i saj i pamatur dhe i kërkon ndjesë çdokujt që është fyer nga video e saj, e rregjistruar nga motra Marsi Pojani 3 vite më parë siç tregon moderatorja.
“ Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qënë tek varri i stërgjyshes sime ku shkoj shpesh: e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë ne dritë. Kjo është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujen e lotët. Atë moment, kur është bërë video (3vite më parë), e kam të gjallë dhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qeshë më ‘idiotësitë tona’. Kjo është shumë intime. I kërkojë ndjesë përultësisht kujtdo që (me të drejtë), mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente sesa mund të lëndojë, sa ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video - kurrë për tu tallur me personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të keqinterpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qënë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale” shkruan Megi.