‘Dhuna, fytyra e vërtetë e Veliajt’/ Bardhi: Mos u gënjeni kur thotë se do mbjelli dashuri!

Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka reaguar ndaj kryebashkiakut, ku sipas saj, ‘dhuna është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt’.

Në një video të publikuar në Facebook, Bardhi thekson se qytetarët nuk duhet të gënjehen kur Veliaj thotë se do të bjellë dashuri, pasi ai është inspiruesi i dhunës që policët bashkiakë ushtrojnë ndaj çdo qytetari, veçanërisht të pambrojturve.

Sipas Bardhit, ‘Tiranës i duhet një kryebashkiak që ia lehtëson jetën qytetarëve, jo që i dhunon ata’.

Postimi i plotë:

Dhuna është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt.

Mos u gënjeni kur thotë se do mbjelli dashuri! Ai është inspiruesi i dhunës që policët bashkiakë ushtrojnë ndaj çdo qytetari, veçanërisht të pambrojturve. ⚠️

Veliaj legjitimoi aktet e dhunës, sa herë që policët e tij, shfaqeshin si bandë me uniformë, duke rrëmbyer mallrat e duke gjobitur pa asnjë këshillim. ⛔️

Rastet e dhunës ndaj të pambrojturve, shtresave në nevojë, pensionistëve, janë fytyra e vërtetë e modelit që instaloi në Tiranë, Erion Veliaj, Tiranës i duhet një Kryebashkiak që ia lehtëson jetën qytetarëve, jo që i dhunon ata. ??

Në 14 maj, e ardhmja e qytetit është në duart tona, në duart e çdo qytetari që nuk mbështet modelin e dhunës! ??

Ti tregojmë Veliajt që në 14 maj, më të fortë janë qytetarët, jo modeli që inspiron dhunën.