", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/24/auto_auto_3516823388681682339925.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Terror në ajër, motori i avionit merr flakë gjatë fluturimit

Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, Ohio të dielën në mëngjes pas një zjarri në motor.

Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix, Arizona, kur ekuipazhi, rreth orës 8 të mëngjesit (koha lokale), tha se avioni kishte probleme me motorin.

Sipas skenarit më të mundshëm, një zog ka hyrë në turbinë menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarr.

Avioni u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Columbus “për shkak të një problemi mekanik”, tha American Airlines në një deklaratë.

“Aeroplani u hoq nga shërbimi për mirëmbajtje dhe stafi ynë po punon për të siguruar që pasagjerët të arrijnë të sigurt në destinacionin e tyre në Phoenix”, thuhet gjithashtu në deklaratën e American Airlines.