SYRI TV/ Këlliçi sqaron spekulimet për shkollimin: S’kanë program, kërkojnë debat shterp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këllici, i cilësoi si sajesa të kryebashkiakut Erion Veliaj, për të devijuar debatin, lajmet lidhur me shkollimin e tij. Gjatë intervistës në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Këlliçi u shpreh se ka përfunduar shkollën e mesme me nota të shkëlqyera dhe ka fituar gjithë kreditet për të studiuar në SHBA, deklarata që u faktuan edhe nga dokumentet e publikuara nga zëdhënësja, Silvi Bardhi.

Syri tv

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka sqaruar tymnajën e krijuar  lidhur me shkollimin e tij, pas lajmeve të publikuara në disa media pranë mazhorancës. I ftuar në Syri Televizion, në emisionin “Kafe Shqeto”, Këlliçi shpjegoi se ai i ka kryer shkollën e mesme me nota të shkëlqyera pranë institutit “Harry  Fultz”, duke nisur procedurat për studimet në Amerikë, siç ka ndodhur me disa nxënës ekselentë, ndërsa më pas ka marrë gjitha kreditet e nevojshme për të nisur shkollimin në SHBA.

Këlliçi i cilësoi lajmet e publikuara si një përpjekje për të devijuar debatin nga problematikat e e jetesës në Tiranë, për shkak se kundërshtari i tij politik nuk ka një program të mirëfilltë për kryeqytetin.

Deklaratat e Këlliçit faktohen edhe nga dokumentet e publikuara nga zëdhënësja e fushatës së opozitës për Bashkinë  e Tiranës, Silvi Bardhi.

Bardhi theksoi më tej, se sulmet janë sponsorizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i frikësuar nga programi i Këlliçit për Tiranën dhe era e ndryshimit, po furnizon mediet me spekulime të ulta.