Jola Hysaj nxjerr 'zbuluar' Sakon e Durrësit: Kur mashtrimi kap kulmin e gomarin ta shesin për kalë

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë PD, Jola Hysaj ka publikuar disa foto nga markata e Durrësit, duke nxjerrë kështu ‘zbuluar’ kandidaten socialiste për këtë bashki, Emirjana Sakon.

Në postimin e saj në Facebook, Hysaj thekson se imazhet e nxjerra nga Sako janë pjesë e propagandës dhe se nuk paraqesin realitetin, kjo pasi shumë prej tregtarëve kanë braktisur tregun.

Postimi i plotë:

Kur mashtrimi kap kulmin... e gomarin ta shesin për  kalë...

Rastësisht pashë që pastruesja e D'ramës paska bërë xhiro  tek markata në Durrës.

Bukur shumë, po të nxjerrë dhe ca imazhe të realitetit e jo të  propagandës.

Gati 1/2  e tregtarëve të fruta-perimeve i kanë lënë stendat e  tyre se nuk përballonin dot taksat progresive të bashkisë së Durrësit.

Një pjesë janë larguar totalisht jashtë shtetit.

Një pjesë e produkteve nuk kanë  forcë blerje se çmimet janë në stratosferë, si pasojë produktet shkojnë dëm.

Ndaj i them pastrueses së D'ramës, propaganda nuk çon asgjëkund.

 #14majvotoniiglicarën  #NdryshimiNeDuartETua #fitoremeiglin #voto #nr1 #BashkëFitojmë