Pse nuk duhet ta fitojë Big Brother Kristi sipas Efit?

Sipas Efit, Kristi nuk duhet ta fitojë këtë Big Brother, pasi nuk ka treguar shumë nga vetja brenda shtëpisë.

Ajo foli më shumë për rrugëtimin e tij, ku përmendi faktin se ai ka qënë shumë enigmatik, e dukej sikur do tregonte diçka, por nuk ndodhi kështu.

Efi e vijoi mendimin e saj duke shtuar se Kristi është përfshirë në debatet e Luizit dhe Oltës, asnjëherë nuk ka krijuar një debat të tijin.

Ajo tha se ai meriton finalen, pasi ka qënë një karakter i veçantë në atë shtëpi, por nuk meriton të jetë fituesi.