VIDEO/ Fishekzjarre dhe flakadanë, tifozët e Napolit festojnë fitoren ndaj Juves
Napoli triumfoi në transfertën me Juventusin, teksa është kthyer në shtëpi me 3 pikët.
Kjo fitore e madhe në Torino është pritur në mënyrë fantastike nga tifozët napolitanë.
Mbi 10 mijë tifozë pritën në aeroportin “Capodichino”, ekipin e Spaletit duke i bërë nderimet më të mëdha.
Ata qëndruan për gati dy orë, teksa dhe lojtarët iu bashkuan festës së tifozëve të tyre duke e kthyer në një natë speciale në Napoli.