VIDEOLAJM/ Sherr mes militantëve të PS-së në Kavajë, policia bën sehir
Një sherr mes militantëve të Partisë Socialiste ka ndodhur në Kavajë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Nga video e mbërritur në redaksinë e SYRI-t dallohet një përplasje mes makinave të bashkisë të cilat kanë stemën e kryebashkiakut të Ramës, Redjan Krali.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes shihen edhe makinat e policisë, por që nuk është raportuar asnjë informacion lidhur me ngjarjen apo shkaqet e kësaj përplasje.