Meta, takim me gratë në Tiranë: Ndryshimi do të vijë pas tre javësh

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, postoi disa foto dhe një mesazh nga takimi me gratë dhe vajzat në Njësinë 9 në Tiranë.

“Si sot tre javë, Ndryshimi do të ndodhë.

Këtë betejë për Ndryshim në radhë të parë do ta bëjnë të mundur nënat, gratë dhe vajzat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Këtë besim ndamë në takimin e djeshëm me gratë dhe nënat e Njësisë nr. 9 të Tiranës.

Bashkë Fitojmë!” shkruan Meta.