Urani mbetet tabu? Pse ka grindje në BE për uranin rus

BE ka ndalur importin e gazit, naftës e qymyrit nga Rusia, por urani lejohet të kalojë. Kjo sepse pa uranin rus, shumë centrale atomike energjie në BE nuk do të punonin dot. Tani ka kërkesa për ndalimin e këti importi.

Lista e sanksioneve kundër Rusisë është e gjatë: ajo fillon nga qymyri dhe nafta deri tek kavjari.

1242 masa ndëshkuese gjithsej ka marrë BE kundër Rusisë që nga fillimi i luftës: janë ngrirë pasuritë private të oligarkëve, po ashtu qindra miliardë dollarë të devuzave të bankës shtetërore ruse. Në 10 paketa sanksionesh krerët e BE kanë marrë gjithë muaj që të dëmtojnë ekonominë ruse dhe të detyrojnë Rusinë të ndalë agresionin ndaj Ukrainës.

Ajo që bie në sy është se në asnjë listë sanksionesh nuk ishte vendosur urani. Industria atomike ruse mund të vazhdojë të bëjë biznese me europianët, biznese që sjellin deviza në arkat e Kremlinit. E kjo lidhet me europianët vetë. Disa vende europiane duan edhe në kohën e luftës të blejnë uranin rus, shufra djegëse ruse dhe teknikë bërthamore.