Soros ‘mbush’ me dollarë demokratin e zgjedhur në postin e lartë në SHBA
Miliarderi ultramajtist, George Soros, dhe të tjerë donatorë të majtë ‘vërshuan’ drejt Hakeem Jeffries, në momentin që ai u bë lideri i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.
Jeffrey e mori postin nga Nancy Pelosi në janar.
Pas zgjedhjes në janar, fondet vërshuan në ‘fondin e fitores’ të Hakeem Jeffries.
Të dhënat e siguruara nga Fox News tregojnë se ai mori plot 9 milionë dollarë donacione në tre muaj, ndërkohë që kjo është shumë është katër herë më e lartë sesa shkoi për këtë fund përgjatë gjithë vitit zgjedhor 2022.
George Soros dhuroi 300 mijë dollarë në fillim të marsit.
Miliarderi i majtë është donatori më i madh i demokratëve në SHBA.
Po ashtu, ai ka një akses të jashtëzakonshëm në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden.