Goditet me sende të forta 30 - vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Një 30 – vjeçar është goditur me sende të forta nga persona të paidentifikuar.

“Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Kongresi i Manastirit", në afërsi të gjimnazit "Partizani", persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar”, thuhet në reagimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Kongresi i Manastirit", në afërsi të gjimnazit "Partizani", persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.