Burri oficer krimesh i kandidates së Alibashës në Fier presion qytetarëve

Bashkëpunimin pa kushte ndërmjet Alibashëve dhe rilindjes nuk do shumë humbje kohe për ta kuptuar. Nën sqetullën e Ramës tashmë është e qartë se ata kandidatë që akoma nuk janë tërhequr nga turpi i tyre, do ta çojnë deri në fund shërbimin për rilindjen.

Një nga këta është edhe kandidatja e Alibashës për Bashkinë Fier Eriselda Zotaj Çela. Kjo, mirë që ka zgjedhur të përfaqësojë vetëm veten se parti nuk ka nga pas, por burimet tregojnë se në lojën e kandidates është përfshirë edhe bashkëshorti i saj që është edhe oficer i policisë kriminale.

Eriselda Zotaj Celaj është bashkëshortja e  oficerit te policisë kriminale Altin Çela. Mësohet se ky i fundit nën presionin edhe të postit që mban po ju imponohet qytetareve të ndryshëm të qytetit të Fierit por kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian që të votojnë gruan e tij. Kjo thjesht dhe vetëm për ti rritur mundësinë e fitores kandidatit të bunkerit Subashi dhe duke ulur automatikisht mundësinë e fitores kandidatit të primareve të opozitës Evdar Kodheli. Gjithashtu mësohet se oficeri i policisë po ju bën presion edhe vartësve të vet me forma nga më të ndryshmet që të mbledhin vota me çdo formë dhe çmim të mundshëm për bashkëshorten Eriselden.

Pra siç edhe është tashmë shumë e qartë, kandidatët e Alibashës për 14 majin nuk kanë asnjë mision tjetër përpos atë të dëmtimit të opozitës në këto zgjedhje dhe shërbimin e plotë ndaj rilindjes.