Tirana shpallet kampione e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, mund Partizanin në finalet e ‘play-off’

Ekipi i Tiranës është shpallur sot në mbrëmje kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj për sezonin sportiv 2022-2023.

Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Arben Sako mundën në finalen e katërt “play off” 3-2 me sete rivalët e Partizanit në derbin kryeqytetas, duke fituar 3-1 me ndeshje.

Tirana mbron kështu titullin kampion fituar vjet, duke u konfirmuar edhe këtë sezon si skuadra më e mirë.

Finalet “play off” meshkuj

Ndeshja e parë/ Partizani – Tirana 1-3

Ndeshja e dytë/ Tirana – Partizani 3-2

Ndeshja e tretë/ Partizani – Tirana 3-0

Ndeshja e katërt/ Tirana – Partizani 3-2