Mashtrimet/ Benet Beci në fushatë me projektet 3D të vitit 2021 kur donte të bëhej deputet

Benet Beci që kandidon për rilindjen në Shkodër ka nisur fushatën dhe po e vijon atë duke shëtitur nëpër zona të ndryshme dhe duke përdorur strategjinë e projekteve 3D të liderit të tij, që e përdor këtë model vazhdimisht për të mashtruar elektoratin.

Ju kujtohen projektet 3D sidomos në zgjedhjet e 2021. Atëherë Beci i prezantoi këto projekte që ka publikuar sot në Vaun e Dejës si projektet e parqeve të prodhimit të energjisë prej erës dhe të diellit në luginën e hidrocentraleve.

Këto do ti ndërtonte për tu bërë deputet në 2021 dhe siç duket kanë vënë kasetën e mashtrimeve elektorale që ashtu si 50 mijë lekshi i pensionistëve mendojnë se do të funksionojë në Shkodër.

Benet Beci bashkë me propaganduesit e rilindjes u kanë vënë edhe emra domethënës mashtrimeve te tyre elektorale, reklamuar sa here që ka zgjedhje. “Parku i Diellit, Parku i Erës, Parku i Ujit”, etj…quhen idetë e Becit duke harruar që qytetarët e Shkodrës kanë nevojë për punë dhe një jetë dinjitoze e jo për mashtrime e abuzime që nuk kanë të ndalur nga qeverisja Rama që nga 2013.